Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

22 vjet nga sulmet që tronditën botën

2023/09/11 at 9:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
22 vjet nga sulmet që tronditën botën

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në Nju Jork duket se është “një sulm terrorist kundër vendit tonë”.

Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit.

Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.

Në total, 2.977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Pse u sulmua SHBA-ja?

Grupi përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u identifikua si Al Kaida – një organizatë ekstremiste islamike, që i planifikoi sulmet nga Afganistani.

E udhëhequr nga Osama bin Laden, Al Kaida fajësoi Amerikën për shumë nga problemet e botës.

Grupi filloi planin e tij, të njohur si “sulmi me avion”, në vitin 1998.

Në vitin 2000, sulmuesit kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara.

19 veta rrëmbyen avionët. Secili prej grupeve përfshinte një person të trajnuar për pilot. Trajnimet ishin bërë në shkollat e fluturimit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë e dinin se grupi po synonte vendin, por nuk e dinin se ku dhe kur.

Si u përgjigj SHBA-ja?

Sulmet shkaktuan zemërim ndërkombëtar dhe Bush shpalli “luftë kundër terrorizmit”.

Në tetor të vitit 2001, Amerika udhëhoqi pushtimin e Afganistanit, të cilit iu bashkëngjitën edhe vende të tjera.

Atëkohë, Afganistani qeverisej nga talibanët, të cilët kishin aleancë me Al Kaidën.

Misioni i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera në Afganistan ishte ta shkatërronin Al Kaidën, ta kapnin bin Ladenin dhe t’i largonin talibanët nga pushteti.

Amerika dhe aleatët e saj larguan shpejt qeverinë talibane nga pushteti, por iu deshën 10 vjet ta gjenin dhe ta vrisnin Osama bin Ladenin.

Përfshirja ushtarake në Afganistan vazhdoi me vite, duke u bërë lufta më e gjatë në historinë e Amerikës.

Në vitin 2021, 20 pas sulmeve të 11 Shtatorit, trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, derisa talibanët morën sërish kontrollin e këtij vendi.

Si ndryshuan gjërat pas 11 Shtatorit?

Siguria e fluturimeve u rrit dhe u përmirësua shumë në vitet pas 11 Shtatorit.

Para 11 Shtatorit, fëmijët mund të hynin në kabinën e pilotit dhe ta takonin atë. Por, një gjë e tillë u ndalua pas sulmeve, ndërsa dyert e kabinës u siguruan dhe u bënë rezistente ndaj plumbave.

Siguria në aeroportet në mbarë botën u bë, gjithashtu, më e rreptë.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit, SHBA-ja dhe disa vende të tjera raportuan për rritje të islamofobisë.

Sot, 22 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë – apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake – qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë./REL

Ju sugjerojmë

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

6 Tetor, 2025 1:43 pm
Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
Kronikë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

6 Tetor, 2025 12:28 pm
Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
Kryesore

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

6 Tetor, 2025 11:57 am
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët
Kronikë

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

6 Tetor, 2025 11:51 am
Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
Kryesore

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

6 Tetor, 2025 10:28 am
Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen
Bota

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

6 Tetor, 2025 10:08 am
Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 tetor 2025

6 Tetor, 2025 8:34 am
Para
Ndryshimet në qeveri/Kuvendi miraton sot dekretet, më pas ministrat betohen në Presidencë

Ndryshimet në qeveri/Kuvendi miraton sot dekretet, më pas ministrat betohen në Presidencë

15 të vdekur nga përmbytjet në Greqi

15 të vdekur nga përmbytjet në Greqi

Nis pa probleme dita e parë e shkollës, Policia në ndihmë të nxënësve

Nis pa probleme dita e parë e shkollës, Policia në ndihmë të nxënësve

TE FUNDIT

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
6 Tetor, 2025

Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës....

Lexo më shumë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
6 Tetor, 2025

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat vendaseraportojnë se Artur Tushi , i dyshuar si narkotrafikant shqiptar...

Lexo më shumë

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
6 Tetor, 2025

Shqipëria po mirëpret sot Samitin dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili po zhvillohet në Golem dhe drejtohet nga presidenti i Republikës,...

Lexo më shumë

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët
6 Tetor, 2025

Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi qarkullonte me armë në makinë. Ai është ndaluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com