Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria franceze miraton vendimin e ndalimit të veshjeve islamike në shkolla

2023/09/07 at 9:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria franceze miraton vendimin e ndalimit të veshjeve islamike në shkolla

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron njoftoi muajin e kaluar se po ndalonte abajat-veshjeve islamike në shkolla pasi shkelte rregullat për sekularizmin në arsim.

Shamitë myslimane tashmë janë ndaluar me arsyetimin se ato përbëjnë një shfaqje të përkatësisë fetare.

Një shoqatë që përfaqëson muslimanët paraqiti një mocion në Këshillin e Shtetit, gjykatën më të lartë të Francës për ankesa kundër autoriteteve shtetërore, për një urdhër kundër ndalimit të veshje islamike.

Shoqata tha se ndalimi ishte diskriminues dhe mund të nxiste urrejtje kundër muslimanëve, si dhe profilizimin racor. Por pas shqyrtimit të mocionit të paraqitur nga Aksioni për të Drejtat e Myslimanëve (ADM) për dy ditë, Këshilli i Shtetit hodhi poshtë argumentet.

Ai tha se veshja e abajas “ndjek logjikën e afirmimit fetar”, duke shtuar se vendimi bazohej në ligjin francez, i cili nuk lejonte askënd të mbante shenja të dukshme të ndonjë përkatësie fetare në shkolla.

Ndalimi nga qeveria, tha ajo, nuk shkaktoi “dëm serioz ose dukshëm të paligjshëm ndaj respektimit të jetës personale, lirisë së fesë, të drejtës për arsimim, mirëqenies së fëmijëve ose parimit të mosdiskriminimit”.

Përpara vendimit, Këshilli Francez i Besimit Mysliman (CFCM), i krijuar për të përfaqësuar myslimanët para qeverisë, kishte paralajmëruar se ndalimi i abajas mund të krijonte “një rrezik të rritur diskriminimi” dhe tha se po konsideronte të paraqiste ankesën e tij përpara shtetit.

Mungesa e “një përkufizimi të qartë të kësaj veshjeje krijon paqartësi dhe pasiguri ligjore”, tha ai.

Presidenti i ADM Sihem Zine tha se rregulli ishte “seksist” sepse ai veçon vajzat dhe “shënjestron arabët”. Por ministria e arsimit tha se abaja i bënte mbajtësit e saj “menjëherë të njiheshin se i përkisnin fesë myslimane” dhe për këtë arsye binte ndesh me kulturën laike të Francës.

Shkollat franceze dërguan dhjetëra vajza në shtëpi pasi refuzuan të hiqnin abajat e tyre- një veshje e sipërme nga shpatullat te këmbët- në ditën e parë të vitit shkollor të hënën.

Gati 300 nxënëse kundërshtuan ndalimin, tha ministri i Arsimit Gabriel Attal. Shumica ranë dakord të ndërronin rrobat, por 67 refuzuan dhe u dërguan në shtëpi, tha ai. Rreth 10 për qind e 67 milionë banorëve të Francës janë myslimanë, sipas vlerësimeve zyrtare. Shumica kanë origjinën në vendet e Afrikës Veriore Algjeria, Maroku dhe Tunizia, të cilat ishin koloni franceze deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të./Opinion.al

Etiketa: francendalimshkollaveshje islamike

Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Përmbytjet katastrofike/Von der Leyen:BE solidarizohet me vendet e prekura nga moti i keq

Përmbytjet katastrofike/Von der Leyen:BE solidarizohet me vendet e prekura nga moti i keq

Macron: Nuk ka vend për flamurin rus në Lojërat Olimpike Paris 2024

Macron: Nuk ka vend për flamurin rus në Lojërat Olimpike Paris 2024

Super gol i Bajramit, Shqipëria barazon Çekinë

Super gol i Bajramit, Shqipëria barazon Çekinë

TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com