Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lista Serbe: Institucionet serbe nuk do të largohen nga zyrat në veri të Kosovës

2023/09/06 at 2:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lista Serbe: Institucionet serbe nuk do të largohen nga zyrat në veri të Kosovës

Lista Serbe njoftoi se katër institucionet serbe nuk do të largohen nga objekti në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, pasi sipas autoriteteve lokale i përket kësaj komune.

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka dhënë afat që deri më 8 shtator Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria të largohen nga objekti. Këto institucione prej kohësh përdorin këtë ndërtesë komunale.

“Duke pasur parasysh synimin e Prishtinës që me çdo kusht të vazhdojë me përshkallëzimin e situatës në terren dhe të pushtojë objektin në Mitrovicës, duam t’iu njoftojmë publikisht se refuzojmë ultimatumin e regjimit në Prishtinë për lëshimin e zyrave tona dhe kërkojmë që kjo çështje të zgjidhet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në kuadër të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç parashihet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”, u tha në njoftimin e Listë Serbe.

Kjo parti tha po ashtu se institucionet që gjenden në objektin komunal ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim të etnisë:

“Përndjekja dhe pushtimi me forcë i kësaj ndërtese do të kërcënonte ushtrimin e të drejtave të njeriut për dhjetëra mijëra persona, si në fushën e sigurimeve pensionale dhe invalidore ashtu edhe atë të mbrojtjes sociale të shtresave më të rrezikuara të shoqërisë.”

Ajo i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar “që të parandalojë” autoritetet e Kosovës, që siç tha, “të përshkallëzojnë situatën duke shkaktuar tensione shtesë që mund të kenë pasoja të paparashikueshme në terren”.

Aksioni për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut ishte paraparë të zhvillohej më 25 gusht, por u shty për dy javë.

Paraprakisht, inspektorati komunal u kishte dërguar këtyre institucioneve një paralajmërim që të lironin zyrat pasi ato nuk kishin dorëzuar dokumente apo kontrata për të dëshmuar se kanë leje ta shfrytëzojnë objektin.

Autoritetet në Mitrovicë të Veriut kanë thënë se objekti është pronë e tyre dhe se ai duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”. Por, në një deklarim të mëhershëm për REL, ato nuk specifikuan se për çfarë lloj punimesh bëhet fjalë.

Etiketa: insitucionelista serbeserbeVeri i Kosovës

Ju sugjerojmë

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

12 Gusht, 2025 10:01 pm
Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

Lufta në Ukrainë/ Ky është qyteti ku do të zhvillohet takimi mes Trump dhe Putin

12 Gusht, 2025 7:54 pm
Para
Çmimet e naftës, në nivelin më të lartë në 10 muaj

Çmimet e naftës, në nivelin më të lartë në 10 muaj

U martua me një 37-vjeçar egjiptian/ 84-vjeçarja: U pendova, donte vetëm para nga unë

U martua me një 37-vjeçar egjiptian/ 84-vjeçarja: U pendova, donte vetëm para nga unë

Pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan, arrestohet në Rinas Alban Bengasi

Pagoi 120 mijë euro për të vrarë gruan, arrestohet në Rinas Alban Bengasi

TE FUNDIT

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
12 Gusht, 2025

Samiti SHBA-Rusi në Alaska po zhvillohet në një vend ku Lindja takohet me Perëndimin, fjalë për fjalë, në një vend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com