Efektivët shqiptarë kanë përfunduar me sukses misionin në Greqi, vend i cili këtë verë u godit nga zjarret masive.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale, ku shkruan se trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve në vendin fqinj.
“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive.
Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”-shkruan Rama.