Deputeti i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për shtypi tha se Basha u vetëshpall kryetar i PD-së dhe i grupit parlamentar dhe këtë ai e quajti qesharake.
Ndër të tjera, Bardhi tha se kryetarin e grupit e zgjedhin, “deputetët e kuvendit, nuk mund ta zgjedhë as Edi Rama , as nga kryetarja e kuvendit, as deputetët e PS-së”.
“Qesharak bashkëveprimi midis kryetares së kuvendit dhe dikujt që pasi u vetëshpall kryetar partie, u vetshpall kryetar grupi. Mos u çudisni se do të vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Kryetarin e grupit më të madh të opozitës e zgjedhin, do ta zgjedhin, deputetët e kuvendit, nuk mund ta zgjedhë as Edi Rama , as nga kryetarja e kuvendit, as deputetët e PS-së.
Deri ditën që do të kem besimin e shumicës së deputetëve, unë do të jem kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Unë e kam marrë këtë si përgjegjësi në një moment të vështirë”, tha Bardhi./Opinion.al