Alex Soros, djali i multimiliarderit amerikan George Soros, ndodhet në një vizitë në Tiranë.
Soros është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilin e uron për sezonin e suksesshëm turistik që pati Shqipëria.
Përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale, teksa e quan Ramën ‘vëlla’ shkruan se Shqipëria ka pësuar një përparim të madh që prej asaj që dikur ishte “Koreja e Veriut” e Europës”.
“Urime vëllai im Edi Rama për një sezon turistik kaq të suksesshëm! Përparim i madh që prej asaj që dikur ishte “Koreja e Veriut” e Europës”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Fotoja e Soros me kryeministrin Rama vjen një ditë pas asaj me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në stadiumin ‘Air Albania’.