Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar.
Sipas një raporti të Airport Councils International, konfirmohet se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil sa i takon muajit korrik.
Sipas shifrave, Shqipëria renditet e para me një rritje 116.6%, në krahasim me vitin 2019, kur bota u godit nga pandemia COVID.
“Lajm fantastik! Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%! Faleminderit të gjithëve që e kanë bërë të mundur këtë Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!”,-shkruan Rama në rrjetin “X”.