Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet ngjarja në Selenicë/ I riu vrau babanë me eksploziv, e vendosi në sobën me gaz

2023/09/02 at 1:40 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet ngjarja në Selenicë/ I riu vrau babanë me eksploziv, e vendosi në sobën me gaz

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi në Selenicë, ku një 23-vjeçar vrau babanë e tij duke i vendosur eksploziv në sobën me gaz.

Uniformat blu bëjnë me dije se si fillim u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Mësohet se 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.

Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Etiketa: lende plaseseselenice

Ju sugjerojmë

Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE
Aktualitet

Situata në Iran/Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje..

22 Qershor, 2025 11:09 am
Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat
Bota

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat

22 Qershor, 2025 11:01 am
Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..
Aktualitet

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..

22 Qershor, 2025 10:51 am
Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..
Aktualitet

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..

22 Qershor, 2025 10:38 am
‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB
Bota

‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB

22 Qershor, 2025 10:19 am
Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
Aktualitet

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

22 Qershor, 2025 9:58 am
“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
Bota

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

22 Qershor, 2025 9:49 am
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

22 Qershor, 2025 9:46 am
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Para
Kolegji i kryetarëve kundër Bardhit: Kryetari i ri i PD të zgjidhet brenda 15 korrikut

Basha i mori kompetencat e kryetarit të grupit, Bardhi: Mos e gënjeni veten!

Morën peng të riun dhe i kërkonin para, arrestohen dy persona në Tiranë

Morën peng të riun dhe i kërkonin para, arrestohen dy persona në Tiranë

Shoferi i kamionit ndoti rrugën në Vorë, Rama: S’do të fal asnjë që ndot pasurinë tonë

Shoferi i kamionit ndoti rrugën në Vorë, Rama: S’do të fal asnjë që ndot pasurinë tonë

TE FUNDIT

Situata në Iran/Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje..

Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit ka reaguar Ambasada amerikane në Shqipëri. Ambasada e SHBA...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat
22 Qershor, 2025

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore iraniane. Ajo bëri...

Lexo më shumë

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm një zjarr i përmasave të konsiderushme ka përfshirë zonën rreth magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot....

Lexo më shumë

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..
22 Qershor, 2025

Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, në Fier 1000 bimë narkotike kanabis. Nga ana tjetër, policia sekuestroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com