Një person është proceduar penalisht në Shkodër pasi duke tentuar të vrasë qenin endacak, por aksidentalisht qëlloi një person.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja është shënuar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës.
Nga informacionet zyrtare mësohet se personi i dëmtuar fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rëndë dhe është larguar në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë 54 vjeçari, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, një shtetas, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al