Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Syri iKaltër, ku një makinë është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy turistë italianë.
Mësohet se kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”, tha policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al