Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk i pëlqeu artikulli, Rama sms gazetarit grek: Kur do flasim?

2023/08/24 at 5:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nuk i pëlqeu artikulli, Rama sms gazetarit grek: Kur do flasim?

Kryeministri Edi Rama ka kontaktuar me një gazetar grek pasi nuk i pëlqeu artikulli që kishte shkruar në “Kathemirini” për çështjen e Fredi Belerit.


Kjo pasi sipas tij në artikull ku preket çështja e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, nuk janë thënë shumë të vërteta dhe ai është publikuar pa dëgjuar argumentet e Ramës.

Në Facebook-un e tij, Rama ka shpërndarë një video e cila shfaq të gjithë bisedën e tij me gazetarin grek Pavlos Papadopoulos. Në Ëhatsapp, kryeministri i propozon gazetarit që të zhvillojnë së bashku një intervistë në mënyrë që kjo temë delikate të ketë dhe versionin e tij për publikun grek.

Videoja e plotë në formë të shkruar:

Unë dhe Greku

Rama: Zgjohem në mëngjes, gjej mes disa mesazheve linkun e faqes Ekathemirini, autor Pavlos Papadopoulous, nuk e njoh, kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj:

“Mirëmëngjes zotëri! Emri im është Edi Rama dhe numrin tuaj ma dha një miku im grek pasi mësova se ju u kujdesët të shkruanit për mua tek prestigjozia Ekathemirini! Mendova se nuk është ide e keqe të kontaktoja direkt me ju dhe shpresoj mos të kem gabuar, e po ashtu shpresoj që ju të mos e keni problem krenaroheni të përballeni me “faktet” të cilët ju i ekspozuat në publik pa u interesuar të më pyesnit mua për të dhënë dhe unë versionin tim të historisë dhe vetëm pas kësaj të gjykonit faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cilado anë.

Do të isha i lumtur të flisja me ju nëse edhe ju jeni gati që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të respektoni parimin e shtypit të lirë, të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse ju e pranoni këtë sfidë, ndërkohë që unë ju siguroj për mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju i shmangeni ballafaqimit me kundërargumentet e mia. Uroj më të mirën për ju dhe familjen tuaj, sinqerisht Kryeministri i Shqipërisë.”

Pas pak vjen dhe përgjigjia:

“Mirëmëngjes zoti Kryeministër! Është një suprizë po akoma më shumë një nder të marr një mesazh prej jush dhe do ta pranoja me kënaqësi të flisja me ju, duke qenë se më jepet mundësia do të shtoja se personalisht e vlerësoj kontributin e madh për Greqinë të njerëzve nga Shqipëria në 30 vitet e fundit dhe njëkohësisht progresin që vendi juaj ka bërë. Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm. Ai në radhë të parë u fut në një kurth nga autoritetet, akuza e dhënies së parave për 14 qytetarë është e pambështetur, madje është për të qeshur! Ku janë provat? Ku janë fotografitë për këtë të ashtëquajtur korruptim e më tej?! Pasi ai u lidh pas akuzave të fabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj.

Tani ju me të drejtë mund të më thoni që nuk mund të ndërhyni! I burgosur dhe në gjyq duke pritur në përjetësi, ai mund të humbasë lehtësisht të drejtën e të qenit kryetar bashkie. Po unë jam më shumë se sa i lumtur që të flas me ju mbi çështjen Beleri, gjithsesi është shumë më e pazakontë që një kryeministër të kontaktojë direkt nga telefoni i tij një gazetar që nuk e ka njohur më parë. Atëherë më lejoni të dyshoj nëse ju jeni vërtet Edi Rama, nëse ju jeni vërtet ai, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurt që Ekathemirini do të jetë e lumtur të publikojë intervistën me ju ku të gjitha argumentet e juaja do të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek, prandaj më e mira për ta vlerësuar këtë proces do të ishte të vendosej një kontakt formal me dikë nga zyra e Kryeministrit në mënyrë që pastaj të organizojmë intervistën, apo mbase miku juaj grek që ju dha numrin siç ju e keni paraqitur mund të më telefonojë tani, në këtë moment. Kështu që unë jam i bindur që po flas me ju dhe kjo nuk është një lojë. Më vjen keq për këtë rezervë, por unë jam i bindur që ju e mirëkuptoni. Shumë faleminderit përsëri për mesazhin. Sinqerisht Pavlos Papadopoulos!”

Rama thotë me tej se “i ra shkurt” dhe i dërgoi një mesazh direkt gazetarit.

“Unë ju kuptoj plotësisht dhe pas asaj që ndodhi me disa njerëz, përfshirë George Bush që u fut në kurth nga rusët, që luajtën ukrainasit, duke i kërkuar atij solidaritet, ju keni të drejtë. Por, mendoj se fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve të mi grekë ose kushdo që do të mund të të telefononte edhe po, unë jam një person i pazakontë në zyrë. Unë thjesht dua të veproj direkt, nuk më pëlqen burokracia, nuk më pëlqejnë kanalet. Unë thjesht dua të përballem me njerëzit, kushdo qofshin ata dhe të jap më të mirën time. Pra, nëse kjo s’është e mjaftueshme dhe ju mendoni se jam një komedian nacionalist shqiptar, që luaj rolin e Kryeministrit të Shqipërisë, më thoni si do të vazhdojmë. Gjithë të mirat dhe mos harroni: Mia fatsa, mia razza!”

Gazetari grek i përgjigjet me mesazh të shkruar: Zoti kryeministër ju jeni një zbulim i vërtetë për mua, ky mesazh është më shumë se i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin, tani me siguri ne mund ta realizojmë intervistën, është një nder për ne që ju na u çasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht.”

Rama: Është ndjenjë e mirë të jesh një zbulim, sa për fillim! Shumë mirë atëherë, a parapëlqeni të mi dërgoni pyetjet, apo ta bëjmë në facetime, si ndryshe?

Ai ja kthen: Që të jem i sinqertë me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim me facetime me ju dhe të vendosnim një komunikim direkt, gjithashtu t’ju kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur. Por, më lejoni fillimisht të flas për këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju!

Përgjigjia e kryeministrit vijon: I lumtur të bëj një facetime me një parashtrim, ju më dërgoni transcriptin para publikimit, fjalët e mia natyrisht jo tuajat. E dyta, po sikur ta tregojmë këtë prezantim mes nesh lexuesve tuaj dhe ta paralajmërojmë intervistën para se ajo të botohet? Do të rrisni audiencën tuaj dhe ca shitje më shumë, pse jo?!

Gazetari: Jam dakord! Do ju dërgoj intervistën e zbardhur dhe kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen ne mund të informojmë lexuesit për këtë mënyrë speciale tuajën për të folur me publikun grek.

Dhe më pas vjen videoja e gazetarit që e falenderon sërish kryeministrin duke theksuar se do të caktohet një datë për intervistën.

Rama shkruan: Duket ide e mirë, faleminderit!

Kryeministri Rama dhe gazetari i prestigjozes greke bien dakord për një intervistë shumë shpejt ku do të flitet gjerësisht mbi çështjen shumë të diskutuar lidhur me Belerin.



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Lotus”, mercenerari që mund të pasojë Yevgeny Prigozhin si lider i Wagner

“Lotus”, mercenerari që mund të pasojë Yevgeny Prigozhin si lider i Wagner

Zgjedhjet/ Zbulohet kandidatura e PS për bashkinë e Kukësit

Zgjedhjet/ Zbulohet kandidatura e PS për bashkinë e Kukësit

Grerëza thumbon 9-vjeçarin, i mituri vdes gjatë pushimeve me familjen

Grerëza thumbon 9-vjeçarin, i mituri vdes gjatë pushimeve me familjen
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com