Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se u miratuan vendimin për rialokimin e fondeve të shërbimit spitalor.
Gjatë fjalës së saj, Manastirliu theksoi se janë rialokuar 1.3 miliardë lekë nga buxheti i shetit që do të trupëzohen në buxhetin spitalor.
Ajo u shpreh se me investimet e bëra ndër vite, është vendosur të krijohet rezerva e nevojshme që t’i atribuohet çdo spitali në vend buxheti i nevojshëm për mbulimin e pagave dhe shpenzimeve të tjera.
“Kemi një vendim që ka të bëjë me rialokimin e fondeve për shërbimin spitalor nga skema e detyrueshme e kujdesit shëndetësor ku në kuadër të të gjithë punëve të bëra në shëndetësi, investime të kryera, të politikave qeveritare për mbështetjen e financimit të pagave dhe rritjes për personelin mjekësor, ku kujtojmë se këtë vit kemi pasur rritje historike të pagave për mjeket specialistë, atëherë buxheti i shtetit ka alokuar për këtë rritje 1.3 miliardë lekë që trupëzohen në buxhetin spitalor.
Nga ana tjetër, duke qenë në investimet e bëra në këto vite dhe me fokusin për të zgjeruar garën e shërbimeve spitalore, në kuadër të të gjithë investimeve të kryera, kemi vendosur që të bëjmë rialokime duke krijuar rezervën e nevojshme për t’i atribuuar çdo spitali buxhetin e nevojshëm sa i përket mbulimit të pagave dhe gjithashtu edhe shpenzimeve operative të spitaleve që kanë të bëjnë me elementët që përmenda më sipër dhe që garantojnë një financim të sigurt për spitalet dhe rritjen e numrit të ekzaminimeve dhe interventeve dhe shërbimeve mjekësore”, tha ajo.