Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Escobar vizitë në Shkup, në fokus ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

2023/08/23 at 4:48 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Escobar vizitë në Shkup, në fokus ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën do të arrijë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur kabineti i presidentit maqedonas, Stevo Pendarivski.

Mësohet se diplomati amerikan do të takohet në Shkup edhe me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Diplomati i lartë amerikan do të arrijë në Shkup një javë pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi procedura për ndryshime kushtetuese. Me këto ndryshime, ndër të tjera, bullgarët do të duhet të përfshihen në Kushtetutë.

Ndryshimet janë të nevojshme për ta vazhduar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 18 gusht, u debatua për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës. Por, iniciativa nuk u hodh në votim, me qëllim që të sigurohet shumica e dy të tretave.

Ndryshimi i preambulës së Kushtetutës maqedonase parashihet në marrëveshjen me Sofjen për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe çështjet historike.

Marrëveshja bazohet në atë që njihet si “propozimi francez”, që ishte miratuar në kuvendet e të dyja shteteve.

Por, nëse ndryshimet nuk miratohen, atëherë bisedimet nuk do të mund të vazhdojnë, pasi Sofja mban të drejtën e vetos, të cilën e kishte përdorur në nëntor të vitit 2020.

Qeveria pretendon se e ka mbështetjen e 72 deputetëve dhe se i duhen edhe tetë të tjerë për një shumicë prej dy të tretash apo 80 nga gjithsej 120 deputetë sa ka Parlamenti maqedonas.

Në muajin korrik, diplomati amerikan Escobar tha në një debat për Ballkanin Perëndimor para nënkomitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan se “SHBA-jae mbështet procesin për ndryshimet kushtetuese që do ta lejonin Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në BE”.

Ai tha se po punonte edhe me Qeverinë e re të Bullgarisë që të mos bëjë kërkesa të reja.

Opozita maqedonase nuk i mbështet këto ndryshime me arsyetimin se “pala bullgare do të paraqesë kushte të reja që do të jenë të dëmshme për interesat maqedonase”.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, e pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese, tha se “nuk i takon asaj të flasë për këtë, por qytetarët duhet t’ia bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së”./ REL

Etiketa: Gabriel Escobarshkup

Ju sugjerojmë

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Para
Zgjedhjet në Kukës/ PD zhvillon primaret më 27 gusht, ja 6 kandidatët

Zgjedhjet në Kukës/ PD zhvillon primaret më 27 gusht, ja 6 kandidatët

Shembet ura hekurudhore në Indi, humbin jetën 17 persona

Shembet ura hekurudhore në Indi, humbin jetën 17 persona

Në luftë me flakët, forcat shqiptare do të shkojnë në ndihmë të Greqisë

Në luftë me flakët, forcat shqiptare do të shkojnë në ndihmë të Greqisë

TE FUNDIT

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
29 Tetor, 2025

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm të ri në Gaza, një veprim që do të rrisë më tej...

Lexo më shumë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com