Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Dibër, teksa po kulloste bagëtinë.
Policia informon se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 në bjeshkët e Gramës në Dibër.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.