Policia ka arrestuar Eldi Allushin, shoferin e mjetit luksoz “BMW” që u përplas te diga e liqenit. Allushin do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.
Nga pamjet e publikuar në media, shihet se 26-vjeçari banues në Durrës, lëviz me shpejtësi të madhe me mjetin e tij dhe më pas përfundon në digën e liqenit të Tiranës.
Pas aksidentit ai u largua nga vendi i ngjarjes për të shpëtuar nga arrestimi.