Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në Greqi, të cilët kanë shkrumbuar disa hektarë me pyje si dhe kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 20 personave.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thotë se populli grek dhe të gjithë ata që luftojnë kundër këtij fenomeni meritojnë solidaritetin dhe admirimin e plotë.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.