Ditën e sotme është përfshirë nga zjarri një ullishte në fshatin Lapardha, në Berat.
Mësohet se zjarri ka rënë pranë banesave dhe pasi është ndihmuar edhe nga era dhe temperaturat e larta flakët janë përhapur me shpejtësi.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes mbërritën 2 mjete zjarrfikëse, 5 punonjës, ku më pas u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit dhe mbrojtja e banesave.
Ndërkohë raportohet se si pasojë e flakëve u dogjën një sipërfaqe me shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike për shkak të linjës së amortizuar.