Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina nis stërvitjet rreth Tajvanit pasi një zyrtar i lartë i ishullit viziton SHBA

2023/08/19 at 4:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina nis stërvitjet rreth Tajvanit pasi një zyrtar i lartë i ishullit viziton SHBA

Ushtria kineze nisi stërvitjet rreth Tajvanit të shtunën në shenjë “paralajmërimi të fortë” rreth asaj që Ministria kineze e Mbrojtjes e cilësoi marrëveshje e fshehtë mes “separatistëve dhe forcave të huaja”. Ky zhvillim vjen disa ditë pas ndalesave që nënpresidenti i ishullit kreu në Shtetet e Bashkuara.

Udhëtimi i fundit i nënpresidentit Tajvanez William Lai në Paraguaj, përfshinte gjithashtu ndalesa në San Francisko dhe Nju Jork.

Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe i mëshon qëndrimit se ishulli demokratik, nuk ka të drejtë të mbajë marrëdhënie me vendet të tjera të huaja.

Autoritetet kineze thanë në një deklaratë të shkurtër se stërvitjet ushtarake synonin koordinimin e anijeve dhe avionëve si dhe të aftësive të tyre për të siguruar kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare.

Pekini tha se po provon gjithashtu “aftësitë e trupave luftarake”, duke shtuar se stërvitjet në ujërat dhe hapësirën ajrore në veri dhe jugperëndim të Tajvanit, ishin një paralajmërim mbi provokimet nga forcat pro-pavarësisë së ishullit si dhe forcat e huaja. Komanda ushtarake kineze publikoi në internet edhe pamje nga stërvitjet.

Në një reagim Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit bëri të ditur në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, se forcat e saj kishin zbuluan 42 avionë ushtarakë kinezë, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të së shtunës. Në njoftim thuhej gjithashtu se 26 prej tyre kishin kaluar vijën e mesme të ngushticës së Tajvanit, një kufi jozyrtar, që konsiderohet si një zone neutrale mes ishullit dhe Kinës.

Tajvani njoftoi se dislokoi avionë dhe anije si dhe kishte aktivizuar sistemet raketore me bazë tokësore si përgjigje ndaj stërvitjeve e se po monitoronte nga afër situatën.

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit dënoi gjithashtu ashpër ato që i quajti “lëvizje irracionale e provokuese” nga ana e inës. Tajvani tha se ushtria e vendit do të qëndronte e gatshme përballë kërcënimeve të ushtrisë kineze, duke shtuar se forcat e saj kanë “aftësinë, vendosmërinë dhe besimin për të garantuar sigurinë kombëtare”.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949 pas një lufte civile. Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës, por Pekini e sheh atë si një provincë të shkëputur, e ka deklaruar se do ta rimarrë me forcë, nëse do të jetë e nevojshme./VOA

Ju sugjerojmë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Para
Lufta, gati 500,000 ushtarë rusë dhe ukrainas janë vrarë ose plagosur në fushën e betejës

Lufta, gati 500,000 ushtarë rusë dhe ukrainas janë vrarë ose plagosur në fushën e betejës

Zhduket kontrata origjinale e Sterilizimit, SPAK: Nuk gjendet në arkivat e ministrisë

Zhduket kontrata origjinale e Sterilizimit, SPAK: Nuk gjendet në arkivat e ministrisë

“Të gjithë qeshën, ajo u ngrys“,Rama për Rai Uno: Si reagoi Meloni për videon e turistëve

“Të gjithë qeshën, ajo u ngrys“,Rama për Rai Uno: Si reagoi Meloni për videon e turistëve

TE FUNDIT

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com