Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova e shqetësuar pas dorëheqjeve të policëve serbë, akuzon Serbinë

2023/08/19 at 2:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosova e shqetësuar pas dorëheqjeve të policëve serbë, akuzon Serbinë

Diplomatët perëndimorë kanë reaguar të shqetësuar pas dorëheqjeve të policëve serbë të Policisë së Kosovës.

Prishtina zyrtare akuzon Beogradin për dorëheqjet e policëve serbë. Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për dorëheqjet që po ndodhin mes policëve të komunitetit serb në Kosovë.

7 policë të rinj serb së fundmi dhanë dorëheqje, vetëm një muaj pasi morën detyrën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi akuza në drejtim të Beogradit duke thënë se “si rezultat i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme të Beogradit”, policët po japin dorëheqje.

Kosova akuzon Beogradin për presion

“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në rrjetin social.

Edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svecla  u shpreh, se “policët serbë po detyrohen të japin dorëheqje”. “Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit.

Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, shkroi Svecla.

Dorëheqjet e policëve serbë kanë shkaktuar reagime të komunitetit ndërkombëtar. Kreu i misionit të BE-së për polici dhe drejtësi në Kosovë EULEX, Giovanni Pietro Barbano, tha se policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës.”

EULEX po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë për të cilën ata shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë për sigurinë e komuniteteve të tyre përmes patrullimit”, shkroi Giovanni në X, që më herët njihej si Twitter.

Shqetësime të ndërkombëtarëve

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se “një vend multietnik kërkon një polici multietnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin, duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, shkroi ambasadori Rohde.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili tha se “po i përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese”. “Ne ritheksojmë përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai në X.

Nëntorin e vitit të shkuar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut.

E gjithë kjo në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato Republikës së Kosovës.

Më pas, autoritetet kosovare shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj dhe në një muaj më parë me 14 korrik, 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë filluan punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin vetëm komunitetit serb./DW

Etiketa: kosovapoliceserbi

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Dibër, i riu godet 61-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta

Zjarret në Hawaii, autoritetet pranojnë se nuk kanë përdorur sirenat e alarmit

Zjarret në Hawaii, autoritetet pranojnë se nuk kanë përdorur sirenat e alarmit

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist

Detaje nga dosja: Kontratës së koncesionit të sterilizimit iu rrit kosto me 56.4%

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com