Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zbulimi i bakterit në anije”, ministri: Ti kthejmë azilkërkuesit në ‘burgun lundrues’

2023/08/14 at 5:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zbulimi i bakterit në anije”, ministri: Ti kthejmë azilkërkuesit në ‘burgun lundrues’

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Steve Barclay, në një intervistë tha se azilkërkuesit duhet të kthehen sërish në anijen ‘Bibby Stockholm’, pavarësisht zbulimit të një bakteri të rrezikshëm të quajtur Legionella.

Bakteret Legionella mund të shkaktojnë një infeksion potencialisht vdekjeprurës të mushkërive të njohur si sëmundja e Legjionarëve. Asnjë nga azilkërkuesit nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, sipas Zyrës së Brendshme.

Azilkërkuesit u hoqën nga anija të premten pasi bakteri Legionella u gjet në sistemin e ujit të anijes.

Ky bakter u gjet në sistemin e ujit të anijes, e cila bëri që 39 azilkërkues të zhvendoseshin prej “burgut lundrues” pak ditë pasi u vendosën aty, por Barclay mendon se emigrantët duhen rikthyer në vendet e tyre, raporton Sky News.

I pyetur në lidhje me pretendimet se Ministria e Brendshme ishte informuar për rezultatet e testit që zbuloi bakterin të martën, ai tha:

“Kjo është një gjë standarde që kishte bërë këshilli. Nuk ka asnjë arsye për të sugjeruar se kishte shqetësime. Si masë paraprake u bënë testet. Sapo u njoftuan ministrat të enjten mbrëma, ata morën masa të menjëhershme”.

Ai gjithashtu tha se azilkërkuesit duhet të ktheheshin për arsye edhe të ekonomisë së vendit, ku strehimi i tyre nëpër hotele kushtonte 6 milionë paund në ditë, duke përmendur edhe ruajtjen e sigurisë.

“Po, po, sepse kushton rreth 6 milionë paund në ditë kostoja e hoteleve për mbajtjen e tyre në hotele. Është e rëndësishme që ne të ruajmë standardet e sigurisë, por gjithashtu të reflektojmë presionin mbi pozicionin e tatimpaguesve britanikë për sa i përket atyre 6 milionë paundëve”, ishte përgjigja e Barclay, kur u pyet për rikthimin e mundshëm të azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm.

Vitet e fundit ka pasur shpërthime të sëmundjeve të ndryshme infektive të rralla në disa objekte për azilkërkuesit.

Mbipopullimi dhe higjiena e dobët janë shpesh fajtorë së bashku me shkallën e ulët të vaksinimit në pjesë të botës nga vijnë emigrantët.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka pasur raste të difterisë, streptokokut të grupit A, MRSA, zgjebe, tuberkuloz dhe shigella gjatë dy viteve të fundit.

Mijëra emigrantë duhej të vaksinoheshin kundër difterisë, kundër së cilës fëmijët imunizohen në mënyrë rutinore në MB, pasi rastet u identifikuan në qendrën e përpunimit Manston në Ramsgate, Kent në fund të vitit 2022.

Ato ishin më të zakonshme te meshkujt e moshës 14 deri në 25 vjeç, të cilët kryesisht paraqiteshin me lezione të lëkurës. Zgjebja ishte gjithashtu një problem atje dhe në objektin e Kazermës Napier pranë Folkestone./Opinion.al

Etiketa: bakterSteve Barclayte burgosur

Ju sugjerojmë

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius
Bota

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

26 Korrik, 2025 8:57 am
Von der Leyen për anëtarësimin e Ukrainës në BE: Ju i përkisni familjes evropiane
Bota

Afër zgjidhjes? Von der Leyen planifikon të takohet me Trump

26 Korrik, 2025 8:40 am
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Moti për sot, temperatuarat arrijnë deri në 40 gradë celcius

26 Korrik, 2025 8:28 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2025

26 Korrik, 2025 8:13 am
Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Para
Mbahet në burg për blerje votash, nis protesta për lirimin e Fredi Belerit në Himarë

Mbahet në burg për blerje votash, nis protesta për lirimin e Fredi Belerit në Himarë

Sulm me raketa në Ukrainë, në Kherson shuhet familja, plagosen shumë të tjerë

Sulm me raketa në Ukrainë, në Kherson shuhet familja, plagosen shumë të tjerë

“Kthehu në Shqipëri”, mendonte se roja i sigurimit ishte shqiptar, arrestohet britaniku

“Kthehu në Shqipëri”, mendonte se roja i sigurimit ishte shqiptar, arrestohet britaniku

TE FUNDIT

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius
26 Korrik, 2025

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa...

Lexo më shumë

Afër zgjidhjes? Von der Leyen planifikon të takohet me Trump

Von der Leyen për anëtarësimin e Ukrainës në BE: Ju i përkisni familjes evropiane
26 Korrik, 2025

A do të arrihet një marrëveshje në mosmarrëveshjen tregtare BE-SHBA? Presidentja e KE von der Leyen planifikon të takohet me...

Lexo më shumë

Moti për sot, temperatuarat arrijnë deri në 40 gradë celcius

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
26 Korrik, 2025

Edhe ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me temperatura që do...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
26 Korrik, 2025

Dashi Sot do të ndjesh lëvizje pozitive në karrierë dhe financa. Mund të shfaqen mundësi të reja pune, përfitime materiale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com