Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pasi u përfshinë në një aksident automobilistik ku ndërroi jetë një 60-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se gjatë përplasjes pasditen e djeshme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al