Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohen 82 550 € në Portin e Durrësit dhe 12 820 £ në Rinas, dy të arrestuar

2023/08/10 at 12:16 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekuestrohen 82 550 € në Portin e Durrësit dhe 12 820 £ në Rinas, dy të arrestuar

Policia kufitare ka sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në Portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit që nuk ishin deklaruar në kufi.


Në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, u gjetën dhe sekuestruan 82.550 euro, të cilat u tentuan t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pikën kufitare, konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë dy shoferët me iniciale G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Në Rinas, gjatë kontrollit të shtetasit me iniciale K. M., në çantën e shpinës policia i gjeti 12.820 paund të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Departamenti i Policisë Kufitare/Vijojnë kontrollet dhe operacionet policore, për të parandaluar futjen e shumave të konsiderueshem të parave, në vendin tonë, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Sekuestrohen 82 550 euro në PKK Port Durrës dhe 12 820 paund në PKK Rinas.

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluksi 2”.

Fshehën shumën e parave, në autobusin që drejtonin me rradhë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shoferët.

3 ditë më parë, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 121 680 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në Shqipëri, duke i fshehur në tavanin e një autobusi.

Rinas/Tentoi të fuste shumën e paundëve, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi, procedohet penalisht 28-vjeçari, banues në Londër.

Si rezultat i vigjilencës së shtuar dhe intensifikimit të kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha pkk-të e vendit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare, si dhe për të rritur në tërësi, parametrat e sigurisë, përgjatë sezonit turistik 2023, janë goditur 2 tentativa të tjera për të futur para të padeklaruara në vendin tonë.

Në PKK Port Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Fluksi 2”, i cili u mbeshtet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe u bazua në analizën e riskut. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin shtetasit G. L. dhe V. E.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. L., 43 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre 2 rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare
Bota

Presidenti Trump telefonon homologun kinez, në fokus të bisedimeve lufta tregtare

5 Qershor, 2025 5:00 pm
Para
Pamjet me dron, kur policia hyn në aksion në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës

Pamjet me dron, kur policia hyn në aksion në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës

Durrës/Kishin përshtatur agjencinë private të sigurimeve për shitje droge, 3 në pranga

Durrës/Kishin përshtatur agjencinë private të sigurimeve për shitje droge, 3 në pranga

Vrasja e tifozit, shoku i ngushtë tregon momentet e fundit të tij:Më fal vëlla, s’ia dola

Vrasja e tifozit, shoku i ngushtë tregon momentet e fundit të tij:Më fal vëlla, s'ia dola
















TE FUNDIT

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
5 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich...

Lexo më shumë

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
5 Qershor, 2025

Në maj, Parlamenti danez miratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa...

Lexo më shumë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
5 Qershor, 2025

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
5 Qershor, 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 71 vota pro të gjitha pikat e rendit të ditës. Dy nga pikat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com