Ministria e Mbrojtjes ka liruar nga detyra 4 ushtarakë, të cilët u arrestuan për kultivimin e 125 rrënjëve kanabis sativa brenda repartit të Zall Herrit.
Më konkretisht, u liruan nga detyra, specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit, specialisti për infrastrukturën/MNZSH, zëvëndës Komandanti togës në Kompaninë e mbështetjes, magazinieri në Kompaninë e Mbështetjes. Më tej mësohet se është bërë propozim për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të 6 ushtarakëve dhe 4 ushtarakëve të Policisë Ushtarak, duke sjell në këtë mënyrë një shkrirje të të gjithë Policisë Usharake.
Report Tv mëson se janë liruar nga detyra drejtuesit kryesor, Komandanti i Repartit Ushtarak, Komandanti i Policisë Ushtarake, Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak, Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit, Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit, Specialisti për gatishmërinë dhe Operacionet, Specialisti për Zbulimin në Repartin ushtarak, 1 inspektor i Policisë Ushtarake, 1 agjent Krimesh në Policinë Ushtarake, si dhe 1 ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake. Masë disiplinore është marrë për 1 Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.