Rajoni i kryeqytetit të Kinës është goditur nga reshjet të dendura, duke lënë të vdekur 20 njerëz dhe 27 të tjerë të zhdukur.
Së fundmi në mediat e huaja është publikuar një video ku duket momenti sesi një grua po përpiqej të mbahej tek kondicioneri për të mos e marrë rrjedha e ujit. Gruaja e moshuar u shpëtua nga një burrë që nuk dinte të notonte.
Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të xhiruara në qytetin Chongqing. Në video shihet se si gruaja e cila kishte një çadër në dorë, u tërhoq nga uji i furishëm. Më pas ajo u kap përmes një pajisje kondicioneri, por përsëri vërshimet ishin të forta.
Pasi dëgjoi të qarat e saj, një burrë i erdhi në ndihmë edhe pse as vetë nuk dinte not.
Autoritetet kanë lajmëruar se janë regjistruar 744.8 mm (29.3 inç) reshje, më të lartat që nga viti 1891, midis të shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës në një rezervuar në periferi të Pekinit.
Sasia e reshjeve të regjistruara në 40 orë ishte afër mesatares së reshjeve për të gjithë muajin korrik.
Stuhia tropikale Doksuri ka shkaktuar shira të dendur në zonat brenda dhe përreth kryeqytetit, ndërsa lëvizte drejt veriut që kur goditi provincën jugore Fujian javën e kaluar./Opinion.al