Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 në Durrës.
Nga deklaratat e familjarëve, mësohet se 25-vjeçari me iniciale A.Th., dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor.
“Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor).
Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Opinion.al