Një influencere që ndiqte një dietë strikte me fruta ekzotike raportohet të ketë vdekur si pasojë e urisë dhe rraskapitjes.
Mediat e huaja shkruajnë se Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte këtë regjim ushqimor prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje.
Ajo promovonte ushqime të papërpunuara në mediat sociale ku ishte e njohur si Zhanna D’Art për miliona shikues në TikTok, Facebook dhe Instagram.
E reja thuhet se vdiq më 21 korrik pasi më në fund kërkoi trajtim mjekësor gjatë një turneu në Azinë Juglindore.
Nëna e Samsonova tha se vajza e saj ndërroi jetë si pasojë e një “infeksioni të ngjashëm me kolerën”, që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”,
Ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes nuk është kryer ende për shkak se familja po përpiqet të tërheqë trupin në Rusi.
E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.
Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave.