Nafta në Shqipëri është rritur me 9 lekë gjatë javëve të fundit. Ndonëse një javë më parëe një litër naftë tregtohej me 176, sot tregtohet 185 Lekë.
Rritja e çmimeve ka prekur edhe benzinën. Në pikat e karburanteve po tregtohet me 188 Lekë për litër.
Edhe pse Bordi i Transparencës u shfuqizua më 7 Qershor, në vendin tonë çmimi karburantit vijon të rritet.
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve dekalrojnë se rritja e çmimeve vjen si rezultat i shtrenjtimit të karburanteve në bursa.
Sot nafta e papërpunuar e Londrës shitet 85.63 Dollarë për fuçi, ndërsa ajo amerikane me 81.42 Dollarë për fuçi.
Por duhet theksuar se çmimet e sotme të arit të zi të papërpunuar në bursat ndërkombëtare është për kontratat e Shtatorit.
Në kohën kur Bordi i Transparencës u shfuqizua nafta Brent ishte thuajse 13 Dollarë më lirë për fuçi. (72.53 Dollarë për fuçi).
Ndërkaq sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, inventarët e naftës në Londër kanë filluar të bien dhe kërkesa po tejkalon ofertën pasi lideri i OPEC Arabia Saudite ka kufizuar sasinë e naftës me të cilat furnizon vendet e tjera. Parashikimet janë që çmimet të rriten në muajt e ardhshëm.