Duke filluar nga dita e hënë, linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.
Lajmin e ka bërë të ditur Unioni i Transportit, i cili përmes një deklarate të shpërndarë për mediat thotë se prej datës 31 Korrik, linjat urbane qytetase do të ofrojnë shërbim me mjete të reduktuara.
Unioni i Transportit thotë se kjo masë është marrë për shkak të sfidave dhe shqetësimeve të shumta të karakterit financiar me të cilat operatorët po përballen prej disa muajsh.
Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.