Ditën e sotme u arrestuan me urdhër të SPAK zyrtarë të policisë dhe biznesmenë. Mes zyrtarëve të arrestuar ishte edhe ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri.
Sipas BW, Bistri ishte shkarkuar nga detyra e shefit të Operacionales 4 ditë më parë dhe u emëruar si Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.
Kujtojmë se Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vitin e shkuar në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.
Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.