Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit, teksa po digjte disa shkurre në afërsi të banesës së tij.
Sipas policisë së Durrësit, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor.
Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSH shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al