Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës është pezulluar ditën e sotme nga detyra.
Sipas uniformave blu, shtetasi K.K është pezulluar nga detyra për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive.
“Ditën e sotme është pezulluar nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiar K. K.
Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra, për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës”, tha policia./Opinion.al