Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me hetimet për vrasjen e e 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj pasditen e djeshme në fshatin Balldren ë Lezhë.
Pas gjetjes së makinës së djegur dhe armën e zjarrit brenda saj në fshatin Gjadër, policia sqaron se mjeti u gjet në një parcelë arë.
Po ashtu, brenda makinës së djegur janë gjetur dhe disa gëzhoja. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e 42-vjeçarit.
Autoritetet po punojnë për gjetjen e çdo prove që mund të bëjnë të mundur identifikimin e autorëve.