Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u ka kërkuar drejtuesve të policisë të jenë të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik.
Balla ka kërkuar që nga ana e Policisë të garantohet një sezon turistik i qetë. Gjithashtu mësohet se ai ka kërkuar që lejet e pushimeve të shtyhen për një moment tjetër.
Kujtojmë se Balla zëvendësoi në detyrën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin, i shkarkuar nga kryeministi Edi Rama, pas dhunës së ushtruar në Krujë nga anëtarë të fisit Rraja ndaj 2 kushërinjve të Fisit Maja.