Bledi Çuçi i ka dorëzuar ditën e sotme zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla.
Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra, duke thënë sefunksionet publike janë të përkohshme
Çuçi thotë se i ka dorëzuar Ballës një Exit Memo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm.
Ndër të tjera ai thotë se puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga qeveria ka vlera të pashlyeshme.
‘Funksionet publike janë të përkohshme. Çfarë mbetet e ka vlerë të pashlyeshme është puna dhe shërbimi ndaj qytetarëve që gjithmonë presin e meritojnë më shumë nga ne. I dorëzova sot Taulantit një Exit Memo me prioritetet e 2023 të Ministrisë së Brendshme, me bindjen se bashkë me ekipin e tij ai do të çojë përpara punët në këtë institucion kaq shumë të rëndësishëm!’- shkruan Çuçi.