Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka nisur këtë të shtunë një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale.
Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur e ka kritikuar Qeverinë për mospërfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale dhe ka paralajmëruar edhe protesta tjera.
”T’i tregojmë politikës se nuk e ke mirë, kthejuni popullit dhe lërini përrallat që nuk shiten më”, tha ai.
Sipas tij, veteranët dhe shoqatat e veteranëve janë në gjendje të mjerueshme.
Klankosova shkruan se Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur e pakënaqur pse përfitimet për veteranët nuk janë lidhur me pagën minimale në ligjin e ri.
Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro, shumë të cilën vazhdojnë e marrin edhe në ditët e sotme.