Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putini “asgjësoi” Wagner, Biden: Prigozhin, kujdes çfarë ha

2023/07/14 at 4:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Prigozhin rikthehet me një mesazh shqetësues: Marshimi ynë për drejtësi synoi…

Bombat thërrmuese amerikane kanë mbërritur në Ukrainë. Këtë e konfirmon vetë Pentagoni, por edhe zyrtarë të lartë të qeverisë e ushtrisë në Kiev. Ato janë dërguar si pjesë e një pakete ndihme të Shteteve të Bashkuara për një vlerë prej 800 milionë dollarësh.

Bombat thërrmuese janë të ndaluara në më shumë se 100 shtete të botës, por Ukraina është zotuar që t’i përdorë ato vetëm për të shtyrë pas ushtrinë armike të Rusisë. Ato janë tepër të rrezikshme për civilët, pasi lëshojnë një numër bombash më të vogla që mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë, ndërsa ato që nuk shpërthejnë përbëjnë një rrezik për dekada që pasojnë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Rusia ka vijuar me sulmet raketore dhe me dronë për të katërtën ditë radhazi. Mbrojtja ukrainase njoftoi rrëzimin e 23 dronëve, 17 prej të cilëve ishin iranianë, si dhe avancim në kundërofensivë. Nga ana tjetër ka dhe akuza ndaj Kievit se ka lëshuar raketa në territorin e Rusisë.

Sakaq, rrugët mes presidentit Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin duket se janë ndarë përgjithmonë. Shefi i Kremlinit njoftoi se ligjërisht grupi i ushtarëve privatë Wagner nuk ekziston në Rusi. Gjithashtu sqaroi se kreu i mercenarëve Prigozhin ka refuzuar ofertën e tij për një vend pune apo për të vijuar të luftojë në Ukrainë, por nën urdhrat e ministrisë së mbrojtjes.

Putini takoi në Kremlin Prigozhinin bashkë me mbi 30 mercenarë të tjerë më 29 qershor, vetëm 5 ditë pas rebelimit të armatosur të Wagner. Për ndarjen mes Putinit dhe ish kuzhinierit të tij ka ndërhyrë edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

“Vetëm Zoti e di se çfarë mund të bëjë Prigozhin, unë nuk jam i sigurtë se ku gjendet, apo çfarë ka ndërmend të bëjë. Nëse unë do të isha në vend të tij, do të bëjë shumë kujdes se çfarë do të haja, do mbaja sytë ngulur në menu”,-ka thënë Joe Biden.

Ndërkohë, Pentagoni njofton se mercenarët Wagner nuk kanë më një rol domethënës në luftën e Rusisë në Ukrainë. Aktualisht nuk dihet as vendndodhja e Prigozhin apo e luftëtarëve të tjerë, ndërsa atyre u është ofruar një mundësi strehimi nga Bjellorusia. Megjithatë ka zyrtarë të ushtrisë amerikane që besojnë se kreu i Wagner mund të ketë vdekur ose të jetë burgosur.

Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Para
Arsenal armësh në një stallë bagëtish, pranga 40-vjeçarit. Do t’i trafikonte në…

Arsenal armësh në një stallë bagëtish, pranga 40-vjeçarit. Do t’i trafikonte në...

Emigracion ilegal me gomone, OKB: Rreth 300 fëmijë vdiqën gjatë kalimit të Mesdheut

Emigracion ilegal me gomone, OKB: Rreth 300 fëmijë vdiqën gjatë kalimit të Mesdheut

Kancelari Scholz: Kam mbi 40 vite që nuk lahem në pishinë!

Kancelari Scholz: Kam mbi 40 vite që nuk lahem në pishinë!

TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com