Pasi u miratua me 117 vota pro, Kuvendi ka dorëzuar në SPAK autorizimin për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.
Gjatë seancës së posaçme, mes debateve u votua për heqjen e mandatit të Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish zv. kryeministrit, pas kërkesës së SPAK.
Nga 120 deputetë ishin prezent në Kuvend, 117 votuan pro, asnjë kundër dhe tre abstenuan.
Tashmë pritet që vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare. Ndërsa SPAK duhet të marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt, i cili nuk ndodhet në Shqipëri.
Ish-zv.kryeministri është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.
Pikërisht sot, një nga avokatët e tij tha se Ahmetaj ndodhej në Angli dhe se do të kthehet në Shqipëri kur të vërtetohet pafajësia e tij./Opnion.al