Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mentaliteti dhe vështirësitë ekonomike rëndojnë gjendjen e grave në veri të Shqipërisë

2023/07/13 at 7:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mentaliteti dhe vështirësitë ekonomike rëndojnë gjendjen e grave në veri të Shqipërisë

Megjithë përmirësimet që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit, bashkitë e zonave malore në veri të Shqipërisë vazhdojnë të përballen me ritme më të ulëta zhvillimi dhe probleme social- ekonomike krahasuar me pjesën tjetër të vendit.

Në konferencën “Barazia gjinore në Veri të Shqipërisë”, mbajtur në Shkodër, drejtuesja e organizatës “Gruaja tek gruaja”, Denada Shpuza tha se kjo situatë ka reflektuar në pjesën më të madhe tek gratë dhe vajzat që jetojnë në këtë pjesë të vendit.

“Kërkesat e grave dhe vajzave vazhdojnë të jenë bazike si; furnizimi me ujë të pijshëm, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe kryesisht ndriçimit, përmirësimi i infrastrukturës në shkolla, përmirësimi i sistemit të kanalizimeve. Duket sikur janë problematika që shqetësojnë të gjithë komunitetin, por më së shumti në fakt shqetësojnë gratë dhe vajzat”, tha ajo.

Problemet social-ekonomike shpesh herë manifestohen me dhunë brenda familjes, thotë Lindita Gjeçaj, një grua e divorcuar 12 vite më parë për shkak të dhunës.

Lindita thotë se, zonat malore janë lënë disi jashtë vemendjes, si përsa i përket nevojës së informimit të grave dhe vajzave, ashtu edhe mbështetjes së tyre.

Kjo situatë, thotë Lindita, e bën gruan inferior në familje, ndaj edhe një pjesë e madhe e grave, në bashkitë veriore të Shqipërisë, nuk tentojnë të marrin urdhër mbrojtje në gjykatë në rastet e dhunës në familje.

“Ne, si gra të dhunuara, jemi shumë të painformuara në lidhje me urdhërin e mbrojtjes. Ku do të drejtohemi si në gjykatë, në prokurori? Hasim shumë probleme, sepse një grua e dhunuar do të dalë në rrugë bashkë me fëmijët. Ajo do të marrë parasysh që të paguaj ujin, dritat, qeranë e shtëpisë, t’i ushqejë fëmijët. Me çfarë do t’i ushqejë? Sepse kushtet ekonomike janë shumë të vështira”, thotë ajo.

Ndërsa dejtuesja e organizatës “Gruaja tek gruaja”, Denada Shpuza, thotë se adresimi i këtyre problematikave nuk mund të bëhet vetëm nga burrat pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në vendimmarrje.

Në bashkitë në veri të Shqipërisë nuk ka asnjë grua kryetare bashkie dhe as në krye të njësive administrative.

“Pavarësisht se kemi një përmirësim të situatës përsa i përket përfaqësimit të grave dhe pjesëmarrjes së tyre në këshillat vendore apo kemi një numër të shtuar të grave në administratën publike, ajo që unë mund të them është se ka një problematikë edhe më të hershme në Bashkinë e Shkodrës sepse, në krye të njësive administrative nuk ka asnjë grua. Dhe, pa dyshim, adresimi i çështjeve nuk mund të bëhet njësoj si nga burrat, ashtu edhe nga gratë”, thotë Denada Shpuza.

Në studimin që organizata “Gruaja tek gruaja” ka kryer në 4 bashkitë veriore të Shqipërisë; në Shkodër, Malësi e Madhe, Fushë-Arrëz dhe Has, është arritur në përfundimin se, mungesa e grave dhe vajzave në vendimmarrje lidhet më së shumti me mentalitetin e banorëve të kësaj zone si dhe me vështirësitë që gratë dhe vajzat hasin në jetën e tyre të përditëshme/ VOA

Ju sugjerojmë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
Para
Tkurret me 4 % pasuria globale

Tkurret me 4 % pasuria globale

Vrau 50-vjeçarin shqiptar në Selanik, policia greke identifikon autorin e krimit

Vrau 50-vjeçarin shqiptar në Selanik, policia greke identifikon autorin e krimit

Si çoi emri i Milan Radoiçiçit në përleshje fizike në Kuvend?

Si çoi emri i Milan Radoiçiçit në përleshje fizike në Kuvend?

TE FUNDIT

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ku pasi ka falenderuar anëtarët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com