Klan News raporton se Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, togat e zeza të Gjykatës së Lezhës e shpallën të pafajshëm.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se gjykata pasi ka analizuar me detaje të gjitha pretendimet e prokurorisë dhe po ashtu argumentat e mbrojtjes, është bindur se Hysi nuk ka lidhje me vrasjen e ish-policit Xhulio Prela.
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhjetor të vitit 2020 në Lezhë, disa ditë më parë Prokuroria e Lezhës kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën. Ky i fundit së bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysën u arrestuan më 28 Dhjetor të vitit 2020 me dyshimet se qëlluan me automatik në drejtim të karburantit, kamerat e së cilit kishin filmuar vrasjen e ish-policit Prela.
Pas arrestimit të tyre, policia kreu kontroll në banesën e 28-vjeçarit dhe pas kontrolleve rezultoi se një pistoletë e gjetur në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së Redion Hysajt, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela.
Ndërkohë vetë Hysa i ka mohuar në vazhdimësi akuzat e ngritura ndaj tij. Ai ka pohuar se nuk ka dijeni se si ka përfunduar arma pistoletë pranë banesës së tij.