Një avion me pasagjerë është rrëzuar në Somali, por për fat të mirë të gjithë personat në bord kanë mbijetuar.
Në media është publikuar edhe momenti i frikshëm kur gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Mogadishu, avioni doli nga pista dhe u përplas me një gardh.
Shërbimet e shpëtimit shkuan në vendngjarje për të ndihmuar 34 pasagjerët dhe stafit, të cilët kishin pësuar lëndime të lehta.
Avioni ishte duke kryer një fluturim të brendshëm midis Garowe dhe Mogadishu dhe doli nga pista në tokë të pabarabartë në procesin e uljes.
“Nuk pati asnjë vdekje nga aksidenti, përveç lëndimeve të lehta”, tha Autoriteti i Aviacionit Civil Somalez në një deklaratë.
Një përfaqësues i linjës ajrore në Somali tha se do të fillojë një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit./Opinion.al
Video of aircraft type E120, operated by HALLA AIRLINE, crash landing on Runway 05 at Aden Ade International Airport (AAIA) today, at 12:23pm local time.
All 34 crew and passengers on board have survived according to the Somali Civil Aviation Authority . One person suffered… pic.twitter.com/tMrX7mcxsY
— Harun Maruf (@HarunMaruf) July 11, 2023