Kryeministri, Edi Rama, në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Teksa ndan foto nga takimi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se Macron po përgatitet për të ardhur në një vizitë në Shqipëri.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë. Samiti i NATO-s”-shkruan Rama.
Gjatë punimeve të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të aleancës.
Përveç presidentit Macron, Rama bisedoi edhe me Kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni, Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, si dhe ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias të martën.
Po ashtu Rama ditën e djeshme takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis./Opinion.al