Ricky Martin dhe partenri i tij, piktori suedez, Jëan Yosef po divorcohen pas gati gjashtë vitesh martesë, njoftoi çifti të enjten.
“Për disa kohë, ne menduam të transformojmë marrëdhënien tonë, dhe pas një reflektimi të kujdesshëm kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë,” shkruan çifti në një postim në Instagram.
Ekipi i Ricky Martin konfirmoi lajmin për Associated Press pa dhënë detaje të tjera.
Martin, këngëtar i hiteve të tilla në gjuhën spanjolle dhe në gjuhën angleze si “Livin’ la Vida Loca”, “She Bangs”, “La copa de la vida” dhe “Vente pa’ ca”, ka fituar dy Grammy dhe katër Grammy Latine.
“Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të shëndetëshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në miqësinë tonë të vërtetë ndërsa vazhdojmë edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë,” shkruan Martin dhe Yosef në deklaratë. “Ne jemi të bashkuar për këtë kapitull të ri të jetës sonë.”
Martin, 51 vjeë, dhe Yosef, 38 vjeç, u martuan në fund të vitit 2017. Në atë kohë, këngëtari ishte tashmë babai i binjakëve Matteo dhe Valentino, të lindur nëpërmjet një gruaje surrogate. Yosef dhe Martin kishin dy fëmijë të tjerë së bashku: Lucía, tani 4 vjeç dhe Renn, tani 3 vjeç./Opinion.al