Parlamenti ka miratuar që projekt-ligji për studentët e Mjekësisë të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. 64 ligjvënës votuan pro ndërsa 24 votuan kundër.
Ka qenë opozita që kërkoi më shumë kohë për diskutime për këtë draft, dhe jo të kalojë me shpejtësi.
Pr/ligji i qeverisë për studentët e Mjekësisë do të kalojë për diskutim brenda 2 javëve në 2 komisione parlamentare; Komisionin e Edukimit dhe mjetet e Informimit dhe Komisionin e Ligjeve. Më pas do të shkojë në Parlament për votim.
Një ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi pr/ligjin që studentët e Mjekësisë duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri dhe më pas do të pajisen me diplomë.
Sipas qeverisë, kjo bëhet për të frenuar largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria.