Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

2023/07/04 at 2:51 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

Besoj se të gjithë tashmë jemi mësuar dhe biem dakort me shprehjen se “Ritmi i zhvillimit teknologjik në vitet e fundit, falë internetit dhe revolucionit dixhital është shumë herë më i shpejtë se revolucionet e mëparshme industriale”.


Revolucioni dixhital ka sjellë shumë përfitime për njerëzimin. Interneti është fenomen, i cili është kthyer në mjetin më të rëndësishëm në jetët tona me ndikimin e jashtëzakonshëm në krijimin e teknologjive të reja me burim idetë inovatore nga individë të apasionuar. Këto ide, janë kthyer në startupe e kompani, të cilat po dominojnë skenën botërore të biznesit dhe të cilat kanë vlerën e tyre të tregut, shpesh më të madhe se GDP-të e disa shteteve.

Ky revolucion, njëkohësisht ka sjellë një kërkesë të vazhdueshme dhe në rritje për qasje në internet nga e gjithë bota, për të krijuar shanse dhe mundësi të barabarta për çdo popull, në çdo cep të botës. Aktualisht, sipas Statista, në Prill të vitit 2023 kemi 5,18 miliardë përdorues interneti në të gjithe botën që përbëjnë rreth 64,6% të popullsisë globale.

Big Tech & Telco – Një Betejë Titanësh

Gjigandët e teknologjisë, të ashtuquajtura Big Tech, kanë në objektivat e tyre kryesore mbulimin me internet në çdo cep të globit. Nga kjo, kuptohet se nëpërmjet ofrimit të rrjetit (Internetit) tek sa më shumë njerëz do të thotë një treg më i madh ofrimi të shërbimeve të reja, gati magjike nga ana e tyre.

Mirëpo ndërkohë që ne shikojmë dhe mahnitemi nga funksionalitetet e reja nën kontrollin tonë, duhet të kuptojmë se të gjitha këto bëhen të mundura edhe me zhvillimin paralelisht të një infrastrukture të nevojshme fizike & dixhitale; që nis me shtrimin e rrjetit, fibrat optike, rritjen e fuqisë kompjuterike nëpërmjet procesorëve më të fuqishëm dhe transmetimit të shpejtë të të dhënave, rrjetit 5G, cloud computing etj.

Këto investime në infrastrukturë dhe rrjet kanë qenë prioritet për kompanitë e Telekomunikacionit të ashtuquajtura Telco. Kemi qenë dëshmitarë të evolucionit të internetit nëpërmjet të dhënave (data) nga shërbimet me internet 2G, e me pas 3G, 4G e tashmë drejt 5G apo 6G dhe garës së pandalshme nga kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri e rajon për ta përvetësuar i pari.

Një garë, për ta poseduar i pari. Pasi kjo nënkupton më shumë shpejtësi, më tepër fuqi transmetimi të dhënash, më tepër bandwidth dhe me shumë potencial për aplikime të reja, duke lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin mes shërbimeve që tashmë po kalojnë në Cloud.

Por me çfarë kosto?

Nderkohë që ne kërkojmë më shumë, më shpejt dhe pse jo më lirë, kompanitë Telco, kryesisht në Europë janë të shqetësuara se investimet në rritje nuk po përkthehen në të ardhura të mjaftueshme në bilancet e tyre.

Ritmi i evolucionit të tekonologjive të reja, pothuajse kërkon vazhdimisht “upgrade” të infrastrukturës në mënyrë të shpeshtë dhe pa lënë kohë të mjaftueshme (si një dekadë më përpara) që kostot e investimeve të ktheheshin në disa vite.

Rrjedhimisht, këto kompani në mënyrë që të vijojnë investimet e tyre janë duke kërkuar alternativa për të qenë të qëndrueshme.  Ato kërkojnë që një pjesë të kostos ta ndajnë me konsumatorët më të mëdhenj të rrjetit, të cilët janë gjigandët Big Tech!

Koncepti Fair Share!

Sipas një raporti nga kompania kanadeze Sandvine, gjigandët e teknologjisë si Google, Netflix, Facebook, Microsoft, Apple dhe Amazon gjeneruan pothuajse gjysmën e trafikut në internet.

Për këtë arsye, operatorët e telekomunikacionit kërkojnë që shërbimet që konsumojnë kaq shumë të dhëna (data) – të tilla si Tik Tok, Netflix apo YouTube – të paguajnë disa nga kostot për këto investime, pasi, sipas tyre këta janë përfituesit e mëdhenj.

Për këtë kanë kërkuar ndihmën e Komisionit Europian, i cili ka kërkuar që të bëjnë një marrëveshje, ku e gjithë industria të kontribuojë në mënyrë proporcionale në kostot e të mirave publike, shërbimeve dhe infrastrukturës. Ky kontribut priret të ndikojë në objektivat e Bashkimit Europian për 2023 për të lidhur mbi 45 milionë qytetarë me rrjetin 5G.

Nga ana tjetër, kjo përpjekje për një FairShare ka gjetur kundërshtimin e kompanive të teknologjisë, sepse sipas tyre kjo përbën një shkelje të parimit të Net Neutrality dhe diskriminon në thelb disa shërbime të caktuara online (ato që nuk munden të paguajnë do të kenë me pak akses në net?).

Ato komentojnë se lëvizje të tilla nuk sjellin përmirësim në akses por mund të sjellin shërbime të përkeqësuara – si për shembull video me cilësi me të ulët – të cilat shpenzojnë më pak hapësirë/ngarkesë në rrjet. Sipas Big Tech, ai që duket se mund të humbasë nga cilësia e shërbimeve do të jetë konsumatori.

Por a jemi gati si konsumatorë të ‘sakrifikojmë’ nga cilësia e shërbimeve?

Historia tregon të kundërtën.

Pretendimet e njerëzve me evolucionin e teknologjisë rriten po ashtu. Ne nuk mund të pranojmë të kemi internet të ngadaltë. Ne shqetësohemi kur një foto apo video vonon të qindtat e sekondit për t’u transmetuar nëpërmjet Whatsapp…apo e kemi të pamundur të pranojmë që të shohim video jo-cilësore të YouTube në ekranet e mëdha TV me megacilësi.

Alternativat dhe kërkesa jonë është gjithmonë për më shumë shpejtësi…një rrugë e pakthyeshme.

Si përfundim

Jemi në një betejë titanësh, për të ofruar shërbime tek konsumatori e cila, duke parë pushtetin dhe ndikimin e palëve pritet të zgjasë për vite apo dekada. Ndërkohë që kostoja e inovacionit “disruptiv” me këtë ritëm nuk është e lirë.

Dhe me kaq shumë inovacione, të përshpejtuara nga zhvillimet e teknologjisë, të cilat kanë nevojë të konsumojnë gjithmonë e më shumë të dhëna dhe rrjet, kostot financiare priren të rriten si për biznesin (konsumatori i madh) ashtu edhe për individin.

Ndërkohë që ky debat është i ndezur në Europë, SHBA e më gjerë,  edhe në Shqipëri duhet të marrë rëndësinë e duhur dhe të merren masa paraprake. Ne si vend, sidomos në dritën e ngjarjeve të fundit e kemi treguar që jemi pjesë e një tregu të përbashkët dhe afektohemi menjëherë. Kjo u pa, se sa të ndikueshëm ishim nga rritja e kostove të lëndës së parë, karburanteve, të energjisë dhe të produkteve të tjera në tregun global përgjatë pandemisë apo nga lufta në Ukrainë.

Në të njëjtën mënyrë është brenda të arsyeshmes, që për sa kohë kemi çmime të rritura të energjisë apo të lëndëve të para thelbësore për investimet e reja, edhe industria në fjalë në Shqipëri mund dhe do të ketë inflacion dhe rritje të çmimeve.

Ndaj, në mungesë të një zgjidhje në afat të shkurtër të kësaj përplasje titanësh, ajo që duket e pashmangshme është që barra e kostos së inovacionit do të kalojë tek konsumatori final. Sa do të jetë kjo kosto dhe a do të jetë e përballueshme për xhepat e tyre, kjo mbetet ende për t’u parë.

Përgatiti: Gerti Boshnjaku – Themelues i Business Mag


Ju sugjerojmë

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
Bota

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

15 Qershor, 2025 10:52 pm
Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Bota

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

15 Qershor, 2025 10:49 pm
Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
Bota

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

15 Qershor, 2025 10:45 pm
Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
Aktualitet

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

15 Qershor, 2025 10:39 pm
Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..
Bota

Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..

15 Qershor, 2025 10:32 pm
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Bota

Konflikti me Iranin, Netanyahu: Plotësisht i koordinuar me Trump! Kemi goditur..

15 Qershor, 2025 10:25 pm
Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur
Bota

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur

15 Qershor, 2025 9:58 pm
Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
Bota

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

15 Qershor, 2025 9:45 pm
Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem
Bota

Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem

15 Qershor, 2025 9:31 pm
“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza
Bota

“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza

15 Qershor, 2025 8:59 pm
Para
Kanë keqpërdorur pozitën e tyre, ngrihet aktakuzë kundër 9 ish-ministrave të Malit të Zi

Kanë keqpërdorur pozitën e tyre, ngrihet aktakuzë kundër 9 ish-ministrave të Malit të Zi

Opinion/ Klinton në Tiranë dhe historia e tij me shqiptarët

Opinion/ Klinton në Tiranë dhe historia e tij me shqiptarët

I vranë kunatin dhe i plagosën 2 fëmijët,Gentjan Bejtja kërkoi azil në Norvegji dhe Suedi

I vranë kunatin dhe i plagosën 2 fëmijët,Gentjan Bejtja kërkoi azil në Norvegji dhe Suedi
















TE FUNDIT

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
15 Qershor, 2025

Tragjedia e avionit “Air India”, që ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit të Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
15 Qershor, 2025

Është konfirmuar nga autoritetet iraniane vrasja e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi,...

Lexo më shumë

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
15 Qershor, 2025

Mbahet nga sot deri më datë 17 qershor samiti i radhës i G7-ës, në Kananaskis, Alberta, Kanada. Fillimisht, ishte e...

Lexo më shumë

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
15 Qershor, 2025

Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon drejt fshatit Palokastër, pasditen e sotme një zjarr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com