Një 27-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në afërsi të banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërhot, Gjirokastër, dhe dyshimet e para janë se i riu mund të jetë vetëvarur.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al