Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi akuzohet nga Gjykata e Triestes për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal.
Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i tij u realizua falë bashkëpunimit të policisë Pukë me FAST Albanian si dhe Interpol Tiranën.
Sipas informacioneve zyrtare në pranga ka rënë shtetasi S.M. 23 vjeç pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’.
“Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari.
Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz.
23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë”, tha policia./Opinion.al