Trupi i pajetë i një 75-vjeçari është gjetur sot nga dy barinj në fshatin Vergo, në Delvinë. Policia bën me dije se shtetasi V.I., 75 vjeç, banues në Sarandë po kërkohej pasi kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej 21 qershorit 2023.
Mësohet se nga veprimet e para dhe këqyrja e jashtme e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale./Opinion.al