Në emisionin “Opinion” të së enjtes, 22 qershor 2023, kanë qenë të ftuar tre personazhe të cilët kanë një pikë të përbashkët suksesin.
I ftuar në pjesën e parë të “Opinion” ka qenë biznesmeni i njohur Samir Mane, njëri prej njerëzve me të pasur në Shqipëri, president i “Balfin” group. Samir Mane ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka rrëfyer për jetën, karrierën dhe projektet e tij.
Në pjesën e dytë në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, ka qenë neurokirurgu Kita Sallabanda, i cili jeton dhe punon në Madrit dhe është zvendës/president i Shoqatës së neurokirurgëve të Spanjës.
Ndërsa në pjesën e tretë e ftuar bnë “Opinion”, ka qenë Sindi Manushi, e para shqiptare e zgjedhur kryetare e një bashkie në Itali. Konkretisht Manushi është kryebashkiake e Pieve di Cadore.
Për më tepër ndiqni emisionin e plotë “Opinion”: