Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i shtetasit serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, reagon Lista Serbe

2023/06/23 at 2:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i shtetasit serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, reagon Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pasi arrestimit të Nenad Orloviç, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, thuhet se arrestimi i një tjetër qytetari serb ka ndodhur vetëm pak orë pas bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

Sipas reagimit të tyre, ata kërkojnë nga EULEX dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë në veri të vendit dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Në reagim thuhet se është detyrë dhe obligim i forcave që të mbrojnë qytetarët pavarësisht nacionalitetit të tyre.

“Një tjetër serb i nderuar Nenad Orloviq është rrëmbyer sot në vendin e punës në Kosovska Mitrovicë nga regjimi i Kurtit, vetëm pak orë pas bisedimeve të një përfaqësuesi të lartë të Bashkimit Evropian me Kurtin në Bruksel.

Arrestimet e pabazuara dhe arbitrare po përdoren si metodë e dëbimit të gjithë serbëve nga Kosova dhe Metohija, para syve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare që me heshtjen e saj i dha hapësirë Kurtit të merret me serbët.

Nenad i cili është njeri familjar, baba i katër fëmijëve punonte me kohë të pjesshme në autolarje, për të qëndruar në Kosovë dhe Metohi dhe për të mbështetur fëmijët e tij. Arrestimi i tij vazhdon planin e Kurtit me të cilin gjysma e serbëve duhet të dëbohen e gjysma të arrestohen.

Duke pasur parasysh qëllimin për të frikësuar serbët në Kosovë dhe Metohi, sidomos në veri, kërkojmë që Eulex dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, dhe në këtë mënyrë ta pengojnë Kurtin që të shkaktojë kaos dhe të udhëheqë tërësinë Ballkani në konflikte. Është detyrë dhe obligim i tyre që t’i mbrojnë qytetarët pavarësisht nacionalitetit të tyre sepse dhuna institucionale e ushtruar nga Kurti është e papërballueshme”, thuhet në reagim./Opinion.al

Etiketa: arrestimkosovelista serbeNenad Orloviç

Ju sugjerojmë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Para
Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas

Kishte ndërtuar pa leje shtëpi për pushuesit në plazhin e Tales, arrestohet 55-vjeçari

NATO përfundon stërvitjet historike ajrore në Evropë

NATO përfundon stërvitjet historike ajrore në Evropë

Opinion/ 22 Qershor 2023

Opinion/ 22 Qershor 2023

TE FUNDIT

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

Mbi 200 mijë aplikime për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja si do përzgjidhen tifozët
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com