Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stoltenberg: Situata në Kosovë dëshmon se prania e NATO-s është e rëndësishme

2023/06/22 at 3:53 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Stoltenberg: Situata në Kosovë dëshmon se prania e NATO-s është e rëndësishme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se situata aktuale në Kosovë është dëshmi se në këtë shtet është e rëndësishme prania e misionit paqeruajtës të aleancës, KFOR.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi në selinë e NATO-s me presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

“Situata në Kosovë dëshmon se prania e NATO-s është e rëndësishme. Ne do të jemi besnikë ndaj mandatit që kemi sipas rezolutës së OKB-së dhe kemi rritur praninë tonë në Kosovë si përgjigje ndaj rritjes së sfidave të sigurisë. Prania jonë është për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe mjedisit të sigurt për të gjithë qytetarëve në Kosovë. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe ftojmë palët që të përmbahen nga veprimet e njëanshme të cilat mund të përshkallëzojnë situatën”, tha ai.

Me qëllim që të shtensionojë situatën, BE-ja më 22 qershor do të mbajë takime në Bruksel me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg dhe Millatoviq kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë që të ulin tensionet mes tyre dhe të përqendrohen në kalimin e kësaj situate përmes dialogut.

Stoltenberg tha se pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, NATO ka shtuar praninë e saj dhe përmes misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, angazhohet për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

“I ftoj palët të ulin tensionet dhe të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është kyçe për qetësinë në Kosovë dhe për stabilitetin e gjithë rajonit”, tha shefi i NATO-s.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se për shtetin e tij stabiliteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të veçantë dhe angazhimi i përbashkët i NATO-s dhe BE-së e forcon sigurinë e tërë rajonit.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Më 29 maj, serbët lokalë në Zveçan u përleshën me trupat e KFOR-it. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Serbia tha se ata u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj, por Kosova tha se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq./REL

Etiketa: Jens StoltenbergKFORkosovenato

Ju sugjerojmë

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Para
Bllokohet dera e ambulancës, familjarët e 35-vjeçarit që e zuri korrenti rrahin policin

Dhunoi mjekët dhe policët pasi i vdiq i afërmi në Vlorë, lihet në burg Brikel Aliaj

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit

Mocioni i mosbesimit ndaj Kurtit, Haradinaj-opozitës: Pse nuk keni guxim të votoni

Mocioni i mosbesimit ndaj Kurtit, Haradinaj-opozitës: Pse nuk keni guxim të votoni

TE FUNDIT

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
6 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetase kineze për shfrytëzim...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për pozicionin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare...

Lexo më shumë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Burrë e grua të plagosur me armë zjarri, vajza e tyre e lënduar. Është ky bilanci i një ngjarjeje sa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com